Synimi


Firmë profesionale që bashkon kualifikimin dhe përvojën perëndimore dhe personelin vendor për plotësimin e nevojave afariste të tregut kosovar për njohuri profesionale.
Kosova ka hyrë në një etapë të re, e që është zhvillimi i ekonomisë së tregut të botës së zhvilluar. AAT Consulting si firmë profesionale, do të kontribuoj në këtë ambient dinamik të biznesit me ofrimin e shërbimeve profesionale për ndërmarrjet biznesore dhe institucionet tjera në Kosovë.

Shërbimet tona janë lidhje përmes së cilës qarkullojnë dituritë dhe përvojat në mes të ndërmarrjeve lokale dhe biznesit ndërkombëtar, gjë që bashkon partneritet të dyanshëm. Cilësia e shërbimeve tona të arritura deri më sot është e mishëruar në kualifikimet më të larta te themeluesve te kompanisë, si dhe në përvojën më të mirë praktike, të fituar nga personeli i firmës sonë. Ne e përmbushim atë që partnerët tanë të biznesit e kërkojnë prej nesh.

AAT Consulting ofron klientëve të vet cilësi shumë të lartë të shërbimeve profesionale. Veprimtaria e jonë kryesore është ofrimi i shërbimeve të Auditimit, Kontabilitetit, Shërbime Financiare, Shërbime Taksash, Konsultime dhe Shërbime te Korporatave. Përveç këtyre shërbimeve AAT Consulting ofron shërbime tjera profesionale sipas kërkesës se klientëve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *